Policia në Ferizaj
Aksidentet me fatalitet, drejtori i Policisë në Ferizaj urdhëron shtimin e aktiviteteve policore
Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Faton Pllana ka urdhëruar shtimin e aktiviteteve policore në këtë komunë për shkak të aksidenteve me fatalitet.
Rasti i fundit kur një këmbësore u godit për vdekjen nga një veturë në Ferizaj, bëri që drejtori – njëherësh nënkoloneli Pllana të takojë kapitenin e Stacionit të Policisë së Ferizajt, Ismet Dërvishin, komandantin e Njësisë së Komunikacionit Rrugor – k apiten Brahim Shatrollin dhe zëvendësdrejtorin rajonal – major Qazim Rekën.
Në këtë takim, njoftoi Policia është diskutuar rreth sigurisë në komunikacionin rrugor dhe për masat shtesë që do të ndërmerren nga policia rajonale e Ferizajt në parandalim të aksidenteve në rrugë.
“Drejtori Rajonal Pllana urdhëroi që të shtohen aktivitetet e policisë, duke i koordinuar punët me njësi të përbashkëta, deri në kapërcimin e situatës së rënduar në komunikacionin rrugor gjatë sezonës së verës, ku numër i madh i automjeteve qarkullojnë në rrugët e Ferizajt”- thuhet në komunikatë.
Sipas PK-së drejtori Rajonal Pllana rekomandoi “që të hartohen plane veprimi, karshi situatave të paraqitura, duke i paraprirë një analize të thuktë të shkaktarëve të aksidenteve.”
Më 07.08.2024, në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj, humbi jetën një këmbësore e moshës 42-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, e cila derisa po kalonte në vendkalim të këmbësorëve u godit nga një drejtues 18-vjeçar, i cili po drejtonte veturën me një shpejtësi të pakontrolluar dhe pa patent-shofer – tregojnë të dhënat e Policisë së Kosovës.
KALLXO.com raportoi për aksidentin: