Aksidente te semaforët afër Mensës së Studentëve

Dy aksidente brenda një periudhe prej tri orësh kanë ndodhur te semaforët në afërsi të Mensës së Studentëve.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

Në dy aksidentet e ndodhura sot kanë qenë të përfshira më shumë se pesë vetura. Në aksidentin e mëngjesit rreth orës 7 e 30 ka pësuar lëndime një person.

“Sot rreth orës 07:30 në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit një personit i është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti- Haziraj për KALLXO.com.

Një aksident tjetër ka ndodhur disa minuta më parë në po të njëjtin vend.

Ekipet policore dhe emergjenca kanë qenë në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet edhe aksidenti.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se aksidenti i dytë nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.