Aksident zinxhir në Rrugën e Arbrit, dyshohet për 3 të vdekur e 4 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit, ku raportimet paraprake flasin për 3 viktima dhe 4 të tjerë të plagosur.

Aksident i katërfishtë ndodhi në segmentin Ura e Çereneçit-Maqellarë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një zjarrfikëse si dhe forca të shtuara të policisë rrugore.

Pamjet mund t’i gjeni këtu.

Nga pamjet e para nga vendngjarja shihet se një nga makinat ka përfunduar përmbys në rrugë./Top Channel