Aksident zingjiror në Kijevë të Malishevës

Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutave në fshatin Kijevë në Komunës së Malishevës.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com dhe ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Deri më tani një person ka pësuar lëndime. Njësitë mjekësore dhe policore janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Xhurkaj.

Sipas Xhurkaj deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes me kushtet atmosferike.