Foto: REL

Aksident tragjik në Shkup, 16-vjeçari goditi për vdekje me veturë një grua

Një grua 47-vjeçare është përplasur për vdekje nga një veturë e drejtuar nga një 16-vjeçar në Çair të Shkupit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, rasti ka ndodhur në bulevardin “Nikolla Karev”. Gruaja 47-vjeçare ka vdekur në vendin e ngjarjes, sipas njoftimit të MPB-së, raporton TV21 në Maqedoninë e Veriut.

“Më datë 04.06.2022 në ora 13:05 është raportuar se në Blv.“Nikolla Karev“ automjeti i pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit i drejtuar nga një 16 vjeçar nga Shkupi ka përplasur T.R. (47) nga Shkupi. T.R. vdiq në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB.