Vetura e aksidentuar në Berat - Pamjet: ABC News

Aksident tragjik në Berat, vdesin nëna dhe djali 6-vjeçar pasi vetura bie në lumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në Berat, në Shqipëri.

Nënë e bir kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin “Osum”, në qendër të qytetit të Beratit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”.

Drejtuesja e mjetit, K. Xh., ka humbur kontrollin e automjetit tip “Benz” dhe për pasojë ka rënë në lumë. Për pasojë, ajo dhe fëmija i saj, 6 vjeç nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Po hetohen shkaqet e aksidentit, ndërsa bëhet e ditur se fëmija kishte pasur vigon në dore, duke ngritur kështu dyshimet se e ëma ishte duke nxituar për ta dërguar në spital. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin aksidente te tilla në këtë rrugë.

Pamjet nga aksidenti mund t’i shihni në këtë LINK./Abcnews