
Foto: Top-Channel
Aksident tragjik afër Vlorës, 1 i vdekur e 4 të lënduar rëndë
28.2.2021 - 17:18
Një 18-vjeçar ka humbur jetën e katër të tjerë janë lënduar në aksidentin tragjik që ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në autostradën Levan-Vlorë.
Siç raporton Top-Channel, në aksident janë përfshirë dy automjete të markës “Mercedes Benz”.
Policia shqiptare njofton se E.T., 18-vjeç, ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa, drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit.