Aksident trafiku rrugës për në Brezovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash rrugës për në Brezovicë, përkatësisht në fshatin Brod të Shtërpcës.

Sipas pamjeve që KALLXO.com ka siguruar shihet një veturë e dëmtuar.

Në vendngjarje është edhe patrulla e policisë.

Policia e rajonit të Ferizajt ka deklaruar se për pasojë e këtij aksidenti veç dëmeve materiale, lêndime të lehta trupore ka pësuar shoferi i cili është dërguar në qendrën emergjente.

“Sot, rreth orës 14:10 në aksin rrugor Fusha Pajtimit -Shtërpcë në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndodhur një aksident e përfshirë vetëm një automjet. Për pasojë e këtij aksidenti veç dëmeve materiale, lêndime të lehta trupore ka pësuar shoferi i cili është dërguar në qendrën emergjente. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin” – ka thënë zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli.