
Foto: Ilustrim
Aksident trafiku në Vitomoricë të Pejës, pëson lëndime një motoçiklist
15.2.2025 - 21:49
Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti në fshatin Vitomiricë të Pejës mbrëmjen e së shtunës, më 15.02.2025.
Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova thotë se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast vozitësi i motoçikletës është lënduar.
“I njëjti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”- thekson Rugova.