Aksident trafiku në udhëkryqin e Mensës së Studentëve

Një aksident trafiku ka ndodhur tek semaforët në udhëkryqin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen veturat e aksidentuara.

Në bazë të fotografive shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë është dëmtuar edhe një semafor i cili është goditur nga njëra veturë.

Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti trafiku.