Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aksident trafiku në Suharekë, 3 të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Suharekë.

Të njëjtit, pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:45, në rrugën “Skënderbeu” të këtij qyteti.