Foto-ilustrim

Aksident trafiku në Skënderaj, vdes një këmbësor

Një këmbësor ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur mbrëmjen e 04.12.2024, në fshatin Kopiliq të Skënderajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, e si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën një këmbësor rreth 75 vjet.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”- thuhet në njoftimin e Policisë.