Ilustrim

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë më fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Policia ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy drejtuesit e automjeteve.

Të lënduarit si pasojë e aksidentit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.