Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, lëndohet një këmbësor
16.9.2024 - 17:34
Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur më 16.09.2024 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor” – ka njoftuar Ahmeti.
Sipas zëdhënëses së Policisë me rastin po merret njësiti i trafikut,