Aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku janë përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:30, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje është bërë e ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.