Foto: Pixabay

Aksident trafiku në Prizren, vetura godet këmbësorin

Një aksident trafiku, ku një këmbësor ka mbetur i lënduar ka ndodhur të dielën rreth orës 18 e 45 në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, një person dyshohet se ka goditur një këmbësor në rrugën “Islam Kryeziu” në Prizren.

Për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti, viktima është duke u trajtuar në QKUK.

Ndërsa, shoferi i veturës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.