
Aksident trafiku në Prishtinë, Policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes
22.8.2023 - 20:01
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.
Sipas një qytetari, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Zagrebi” afër Xhamisë së Llapit.
Në aksident janë të përfshira dy automjete.
Në vendin e ngjarjes janë parë autoambulanca dhe njësitë e Policisë.
Qytetari ka dërguar në adresë të KALLXO.com foto nga vendi i ngjarjes.