Aksident trafiku në Prishtinë, një këmbësore pëson lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30, në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident janë të përfshira një automjet dhe një këmbësore.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.