Foto-ilustrim

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

Sot rreth orës 18:00 në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor kurse me rastin po merret njësiti i trafikut.