Aksident trafiku në Prishtinë, katër të lënduar

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur rreth orës 17:00 në Prishtinë, përkatësisht të Pallati i Drejtësisë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 ne kryqëzimin e rrugëve “Holgen Petersen” – “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Në ketë aksident janë lënduar katër persona”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut.