Ilustrim

Aksident trafiku në Podujevë, lëndohet këmbësori

Në një aksident trafiku në Podujevë makina ka goditur një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën ’19 Qershori’ rreth orës 17:20.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar  këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.