Aksident trafiku në Pejë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë.

Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një autobus i cili ka qenë i parkuar.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një autobus i cili ishte i parkuar, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, por sipas ekipit mjekësor te njëjtit kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë”-ka thënë Rugova për KALLXO.com.