Autoambulanca - Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Aksident trafiku në Mitrovicë, 5 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth dy orësh në Mitrovicë.

Në këtë aksident janë përfshirë 2 automjete.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

“Në aksident ishin të perfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë.