Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur një orë më parë në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në afërsi të Parkut të Biznesit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës në aksident janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka deklaruar se aksidenti është vetëm me dëme materiale.

“Rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën  nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura. Aksidenti është vetëm me dëme materiale. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”- ka thënë Krasniqi.

Në adresë të KALLXO.com kanë arritur disa fotografi nga vendi i ngjarjes.