Aksident trafiku në magjistralen Ferizaj- Viti

Një aksident ka ndodhur para disa minutave në magjistralen Ferizaj- Viti.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.

Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes të përfshira kanë qenë dy vetura.

Siç shihet në fotografitë e publikuara më poshtë, njëra nga veturat e përfshira në aksident është dëmtuar.

KALLXO.com është duke pritur edhe përgjigje nga ana e policisë në lidhje me rastin.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar në këtë aksident.