Foto: Ilustrim

Aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur para disa orësh në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Sipas Policisë në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Më rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.