(Ilustrim) - Foto: KALLXO.com/Arkiv
Aksident trafiku në Llukar të Prishtinës
15.8.2024 - 18:49
Një veturë në lëvizje është aksidentuar sot, 15.08.2024, në fshatin Llukar të Prishtinës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për KALLXO.com se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë, një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person (ngasësi i automjetit)”- ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.