Aksident trafiku në kryeqytet

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21:30 afër Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Në fotografitë të cilat kanë ardhur në KALLXO.com, shihet një veturë e cila është dëmtuar.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti ndërkohë, KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione rreth aksidentit.