Aksident trafiku në Klinë, një person i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Gllarevë të Klinës.

I lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 18:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore, i lënduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë Rugova.