Aksident trafiku në Grackë e Vjetër të Lipjanit, 13 personave i jepet ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, në të cilin janë përfshirë tri automjete.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Zyrtarja policore njoftoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.