Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Aksident trafiku në Gjilan, lëndohet drejtuesi i motoçikletës

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Gjilan, përkatësisht në rrugën Dobëraqn – Stublinë, rreth orës 13:00.

Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se drejtuesit të motoçikletës më pas i është ofruar ndihmë në spitalin rajonal të Gjilanit.

“Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat dhe shkaqet si ka ardhur deri te aksidenti”- ka thënë Hashani për KALLXO.com.

Ai ka bërë të ditur se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 13.