Foto: Ilustrim

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, dy persona të lënduar

Rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, sot ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas Florie Ahmetit, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, në aksident ka qenë i përfshirë një automjet, kurse dy persona kanë pësuar lëndime.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident është i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.