Ilustrim

Aksident trafiku në fshatin Slivovë, një person i lënduar

 

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Sipas tij aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:00.

Personit të lënduar i është ofruar ndihma mjekësore.

Ai tregoi se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe dy vetura.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti.