Aksident trafiku në Drenas, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte më 26.08.2024 në fshatin Poklek në Drenas.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”- deklaroi Ahmeti.