Ilustrim - Aksident - Foto: KALLXO.com

Aksident trafiku në Drenas

Sot, në mëngjes, në rrugën Drenas-Komoran, përkatësisht në fshatin Zabel i ulët, ka ndodhë një aksident trafiku.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Sipas njoftimit, dy persona janë lënduar.

“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.