Aksident trafiku në afërsi të Leposaviqit

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të Leposaviqit.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com ku shihet vetura e aksidentuar, e cila sipas qytetarit është larguar nga rruga.

Nuk dihet ende nëse kjo veturë është aksidentuar me ndonjë veturë tjetër apo është vetaksidentuar.

KALLXO.com po provon të marr një pergjigje nga ana e policisë, për të ditur nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidneti.

KALLXO.com ju sjell fotografi të veturës së aksidentuar.