Aksident trafiku në afërsi të Kijevës

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Gjakovë, saktësisht në afërsi të Kijevës.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, ku shihet një veturë e cila ka dal jashtë rrugës.

Nuk dihet nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.