Aksident trafiku mes veturës dhe traktorit në Tërstenik të Drenasit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për KALLXO.com ka bërë të ditur se këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një mjet bujqësor.

Ahmeti njoftoi se një person ka marrë lëndime trupore

“Sot rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një mjet bujqësor (traktor). Bazuar në të dhënat e deritanishme, një person ka marrë lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka thënë zyrtarja policore.