Ilustrim

Aksident trafiku mes dy veturave në Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën ´Adriatiku´, në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se në këtë asident janë përfshirë dy vetura civile, ndërsa si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, të lënduarit në këtë aksident kann pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.