Aksident trafiku mes dy veturave në Mitrovicë

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.

Në këtë aksident janë lënduar dy persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në rajonin e Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.