Aksidenti komunikacioni (Arkivë)- Foto: KALLXO.com

Aksident trafiku mes 3 veturash afër Drenasit

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Poklek të Drenasit.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:15.

Në aksident janë përfshirë tri veturave civile.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.