(Ilustrim) Foto: Kallxo.com

Aksident trafiku me të lënduar në Mramor

Dy persona janë lënduar si shkak i një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në Mramor të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha,k ka konfirmuar për KALLXO.com se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe janë përfshirë dy vetura.

“Me datë 25.10.2020 rreth orës 14:20 në fshatin Mramor është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira dy automjete, një “Golf 4”  dhe një furgon “Mercedes”. Dy persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore”, ka bërë të ditur ai.

Ai me këtë rast ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe t’u përmbahen shenjave që kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes.