Aksident trafiku, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se në aksidentin ku u përfshinë tre vetura, lëndime kanë pësuar dy qytetar, të cilët janë përcjellë për trajtim mjekësor.

“Sot në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.