Aksident trafiku, bllokohet një pjesë e autostradës 'Ibrahim Rugova'

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku. Nuk dihet ende se sa persona janë lënduar. Policia është në vendin e ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar segmenti i autostradës nga Duhla në drejtim të Suharekës.