
Ilustrim
Aksident në Zajm të Klinës, tre të lënduar
25.3.2025 - 11:00
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm, më 25.03.2025, në fshatin Zajm të Klinës.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.
“Rreth orës 09:20 minuta, Policia është njoftuar se në fshatin Zajm të Komunës së Klinës ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura. Tre persona janë lënduar dhe të tre janë rrugës për në Emergjencë në Spitalin e Pejës. Policia dhe Njësitet e tjera janë në vendngjarje.” – tha Gashi.