Aksident në Xërxë të Dragashit, lëndohet një motoçiklist

Në fshatin Xërxë të komunës së Dragashit është lënduar një motoçiklist pas një aksidenti me një automjet të udhëtarëve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, drejtuesi i motoçikletës është lënduar lehtë dhe pas marrjes së trajtimin shëndetësorë është liruar në shtëpi.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30.