Aksident në 'Veternik', vetura përfundon në pikën e karburantit- FOTO

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në lagjen ‘Veternik” në Prishtinë”.

Kallxo.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë pasi i ka goditur disa vetura ka përfunduar në një pikë karburanti, e cila ndodhet skaj magjistrales.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, vetura fillimisht i ka goditur disa vetura tjera në një autosallon dhe e njëjta më pas ka përfunduar në pikën e karburanteve.

Këto momente është duke rënë borë dhe qarkullimi është më i vështirë. Kujdesi i drejtuesve të mjeteve duhet të jetë më i shtuar, si shkak i kushteve në rrugë.

Për më shumë mund t`i shihni fotografitë të cilat një kallxues i ka dërguar në adresë të KALLXO.com.