Aksident në Veternik, kamioni del nga rruga - VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar pamje në KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, ku shihet një  veturë e aksidentuar dhe një kamion që ka dalë nga rruga.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës ne lidhje me rastin, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.