Aksident në veri të Mitrovicës, lëndohet pjesëtari i FSK-së

Një person ka marrë lëndime trupore pasi është vetaksidentuar në orët e mbrëmjes se sotme në fshatin Krajkovë, në veri të Mitrovicës.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti është  në kilometrin e dytë të rrugës Leposaviq-Leshak.

KALLXO.com mëson se në vetaksident është lënduar vetëm shoferi i veturës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Gjithashtu KALLXO.com meson se shoferi është pjesëtar i FSK-së ndërsa shkaqet e vetaksidentit dyshohet të jenë vozitja nën ndikim të alkoolit.

KALLXO.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e rreokullisur si dhe prania e Policisë aty.