Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aksident në vendin e punës, punëtori bije nga 10 metra lartësi

Një person ka marrë lëndimet të rënda trupore pasi i njëjti ka rënë nga 10 metra lartësi derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim.

Viktima, siç njofton Policia është dërguar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia njofton se në vendin e ngjarjes (Graçanicë) kanë dalë është ekipet e Inspektoratit të Punës.

“Është raportuar se viktima derisa kishte qenë duke punuar në një objekt i cili është në ndërtim e sipër,  për shkaqe ende të panjohura ishte rrëzuar nga një lartësi  8-10 metra dhe si pasoj kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektori i punës”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.